Kush janë femrat më të lumtura? Do befasoheni, por janë ato që nuk kanë as burra dhe as fëmijë. Është kjo ajo që thotë një studim anglez lidhur me sjelljen njerëzore, i drejtuar nga Paul Dolan, profesor iLondon School of Economics.
Kjo gjë vlen për femrat, ndërsa meshkujt jetojnë më mirë kur kanë një partnere në krahë. Kjo pasi studimi zbuloi se meshkujt që jetojnë me bashkëshorten, kanë një stil jete më të shëndetshëm. Ndërsa femrat pa fëmijë dhe të pamartuara, rezultojnë më të lumturat e shoqërisë, “Marrin më pak rreziqe, fitojnë më shumë në punë dhe jetojnë më gjatë”.
Po ashtu Dolan thotë se femrat e pamartuar dhe pa fëmijë, rezultojnë me shëndet më të mirë dhe më të kënaqura me jetën e tyre. Kjo pasi shpesh familja, martesa dhe fëmijët i pengojnë femrat që të ecin në karrierë, duke i bërë të ndihen të palumtura.
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës