Vuajtet nga ngacmimi seksual mund t’i përcjellin gratë për dekada, paralajmëron studimi

22:59 | 7 Mars 2020

Një studim nga studiuesit në Universitetin Rutgers në SHBA ka gjetur se gratë që vuajnë nga forma të ndryshme të dhunës seksuale, kanë rregullisht kujtime të freskëta për vite me rradhë.

Studimi i botuar në revistën Galileu, zbuloi se se kjo ndodh edhe kur të mbijetuarit nuk janë diagnostikuar zyrtarisht me stresin e çrregullit post-traumatik, transmeton portal arbresh.info

“Kujtimet lidhen me ndjenjat e depresionit dhe ankthit, pasi gratë mbajnë në mend atë që ka ndodhur për shumë gjatë”, tha Tracey Shors, profesoreshë e  psikologjisë në Rutgers.

Sipas revistës Galileu, studiuesit vlerësuan 183 gra midis moshës 18 dhe 39 vjeç, ndër të cilat 64 kishin qenë viktima të dhunës seksuale, ndërsa 119 nuk i ishin nënshtruar agresionit.

Për më tepër, 10 përqind e grave kanë marrë ilaqe kundër depresionit, në mënyrë që të tejkalojnë dhunën.

Gratë, viktima të dhunës seksuale, si fizike ashtu edhe mendore, pranuan se përjetojnë kujtime të forta, të cilëat përfshijnë në detaje pamjet e ngjarjes.

“Sa herë që reflektojmë një kujtim, ne krijojmë në mendje një gjë të re, sepse kujtimi shërohet në hapësirën dhe kohëne  tanishme”, tha Shors.

Sipas saj, studimi tregon se procesi mund ta bëjë të vështirë harrimin e kësaj gjendje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 30 përqind e grave në botë vuajnë një formë të agresionit fizik dhe seksual./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara