Google ADS

Truku më i mirë për t’i mbajtur të ngrohta ushqimet e shpejta

18:25 | 5 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Mund të jetë dilemë e zakonshme çdo herë që blini ushqime të shpejta dhe i merrni me vete: a i hani menjëherë sapo të arrini në veturën e parkuar?

Apo rrezikoni të vozisni deri në shtëpi për t’i ngrënë, me shpresën se pica, hamburgeri apo çfarëdo ushqimi tjetër nuk është ftohur, transmeton Telegrafi.

Epo, një përdorues i rrjetit social ‘Twitter’ ka gjetur një zgjidhje të mahnitshme për këtë problem. Karriget me ngrohje!

Po pra, krejt çfarë iu nevojitet është një veturë që i ka karriget me ngrohje – vetëm lidheni ushqimin me rrip të sigurisë, ngroheni karrigen dhe vozisni ngadalë deri në shtëpi pa pasur brengën se po ftohet ushqimi.

Kjo metodë, ndoshta paksa e çuditshme, është mirëpritur nga përdoruesit tjerë të Twitter-it, ndërsa shumë tjerë kanë filluar ta shpërndajnë eksperiencën e tyre me këtë truk.

Shpërndaje në rrjete sociale