Mendjet e fëmijëve evoluojnë me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë ndërsa në të njëjtën kohë në vitet e para të jetës së tyre formohet dhe personaliteti i tyre. Fëmijët vazhdimisht po mësojnë gjëra të reja dhe mendja e tyre thith informacione si një “sfungjer”. Kështu që për të forcuar bazën e tyre të të mësuarit mund të përfshini në jetën e tyre të përditshme aktivitete të reja për të praktikuar mendjen.
Lojëra tavoline
Edhe nga fëmijëria, duke luajtur të ndryshme fëmijët mund të “mprehin” mendjet e tyre dhe të përmirësojnë inteligjencën. Këto lojëra edukative njëkohësisht rrisin vëzhgimin dhe vëmendjen e fëmijëve, elementë që janë të nevojshëm për funksionimin e trurit.
Mësime dhe instrumente muzikore
Kërkimet mbi inteligjencën e fëmijëve tregojnë se përfshirja e tyre në muzikë mund ta bëjë mendjen më të mprehtë dhe t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësi të tjera mendore. Në të njëjtën kohë, mësojnë të jenë më të disiplinuar dhe të përqendrohen më mirë.
Gjuhë të huaja
Përveç që janë një burim shumë i rëndësishëm për të ardhmen e tyre, gjuhët e huaja janë një mjet i dobishëm për zgjuarsinë e fëmijëve. Ata fitojnë një fleksibilitet në mënyrën e të menduarit dhe aftësitë e tyre komunikuese përmirësohen. /abcnews.al
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...