Xhakarta është tashmë qyteti më i populluar në botë. Lista kryesohet nga vendet aziatike, por kryeqyteti i Indonezisë ka lënë pas Dhaka në Bangladesh dhe Tokion në Japoni.
Me 42 milionë banorë, Xhakarta ka kaluar vendin e 33-të ku renditej në vitin 2018 dhe Tokio gjendej në krye.
Dhaka pason me 36 milionë banorë ku sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, pritet të bëhet “qyteti më i madh në botë rreth mesit të shekullit.”
Renditja e re tregon ndryshimin e shpejtë që po përfshin botën me shfaqjen e megaqyteteve të mbipopulluar.
Gjysma e 8.2 miliardë njerëzve që përbëjnë popullsinë e botës tashmë jetojnë në qytete. 9 nga 10 qytetet më të populluara të globit gjenden në Azi.
Përjashtimi i vetëm është Kajro në Egjipt që u rendit i shtati me 25 milionë banorë, dyfish më shumë sesa banorët e Nju-Jorkut.
Qytetet e tjera në 10 vendet kryesuese janë Nju-Delhi (30.2 milionë), Shanghai (29.6 milionë), Guangzhou (27.6 milionë), Manila (24.7 milionë), Kalkuta (22.5 milionë) dhe Seuli (22.5 milionë).
Sipas vlerësimeve, pritet që në vitin 2050 të ketë mbi 15 mijë qytete në botë dhe pjesa më e madhe do të kenë popullsi me jo më pak se 250 mijë banorë./tvklan.al
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...