Që në moshë të re, Cameron Albanoi kishte dëshirë të ndihmonte njerëz.
60-vjeçari u shpërngul me prindërit e tij nga Shqipëria në Maqedoni në vitin 1956. Albanoi e shijoi shpërnguljen në Shkup, Maqedoni, në një nga qytetet më multikulturore të vendit, shkruan klan, transmeton arbresh.info
“Kemi qenë 6 vëllezër në total dhe unë isha më i vogli. Atje kishte minoritete turke, kroate, serbe, boshnjake, bashkësitë bullgare etj. Më kanë mësuar të jem tolerant dhe bashkëpunues. Unë flas rrjedhshëm 8 gjuhë. E kam mësuar anglishten dhe gjermanishten në shkollë”, tha ai.
Ai u rrit duke luajtur futboll me fëmijët e tjerë dhe i duhej të mësonte gjuhën për t’i dalë zot vetes në lojë.
Kultura familjare në të cilën u rrit, bëri që ai t’i ndihmonte të tjerët pavarësisht asaj që mund të kishin bërë në të shkuarën.
“Pasi mbarova shkollën e mesme, qëndrova në Pella dhe Sibenik për 2 vite. E bëra këtë për të udhëtuar në Evropë dhe gjatë kohës që studioja në universitet udhëtoja kudo në kontinent”, u shpreh ai.
Gjatë 4 viteve të shkollës, Albanoi ishte president i klubit të historisë dhe ka ndihmuar studentët në nevojë, duke i mësuar falas.
Pasi dha mësim në Maqedoni për 1 vit, ai u shpërngul në Australi në vitin 1984.
Shqiptari u bashkua me komitetin “Victorian Refugee”, që synon të integrojë refugjatët në shoqëri. Kjo ishte puna e tij e parë vullnetare duke u pasuar nga shumë të tjera./Arbresh.info
Vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, ish-i dashuri rrëf...
SHBA-të lëshojnë bomba të fuqishme në bazat raketore të Iran...
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë
Sot në Pejë vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos, ...
“Pse nuk më ke pritur?” – Reagimi i DJ Gimbo pasi mëson për ...
E dhimbshme: Ky është këmbësori që u godit për vdekje nga ve...