Telefonat që nuk mbahen në dorë, paraqesin më shumë rrezikshmëri se sa telefonat e tjerë të thjeshtë që me duar ti i mban në vesh, ndërsa nget makinën.
Një studim kanadez ka gjetur se këta shoferë që mbajnë në vesh pajisjen e lidhur me telefonin e dorës, kishin dukshëm më shumë gjasa për të bërë një mori gabimesh potencialisht të rrezikshme në timon, që nga përshpejtimi në korsi tek kalimi pa ndezur sinjalet, se sa shoferët që nuk flasin në telefon, shkruan Telegrafi.
Hulumtuesit që studiuan aktivitetin e trurit të këtyre shoferëve gjetën se aty kishte një rritje të konsiderueshme në aktivitetin e trurit, ndërsa ata ishin duke folur me një pajisje pa duar krahasuar me gjendjen e kontrollit.
Kur këto pajisje dolën në treg u mendua se do të shpëtonin shoferët nga gabimet në timon dhe do të ulnin numrin e aksidenteve që lindin shpesh prej telefonatave.
Një studim i udhëhequr nga Profesor Yagesh Bhambhani, i Universitetit të Alberta në Kanada, siç transmeton Idea, tregoi se rritja e gabimeve i përgjigjet një rritjeje në normë të punës së zemrës dhe aktivitetit të trurit.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...