Takon dikë, të pëlqen dhe bën lëvizjen tënde. Njëkohësisht edhe nëse nuk e ke vënë re, lëkura shkëlqen, flokët duken më bukur, ke më shumë energji. Pse ndodh? Sepse ke rënë në dashuri.
Pas shumë studimesh të bëra për çlirimin e sinjaleve kimike në tru kur bie në dashuri, ekspertët kanë arritur në konkluzionin se dopamina, serotonina dhe oksicotina kanë efekt pozitiv në flokët dhe lëkurën tuaj. Hormonet që çlirohen kur dashurohesh, udhëtojnë në pjesë të ndryshme të trupit, duke përmbushur një funksion të caktuar.
Për shembull, rritja e oksitocinës nxit shkëlqimin e lëkurës dhe i bën flokët të jetë më i fortë dhe më i bukur. Me pak fjalë, shkenca e ka provuar se të biesh në dashuri na bën më tërheqës.
Por në trurin tonë, dashuria ka skadencë, e cila vlerësohet nga ndryshimet homonale dhe kimike në tru, të cilat e çojnë deri në 3 vite afatin e dashurisë. Pas kësaj periudhe truri dhe trupi kthehet në gjendje normale.
Por kjo nuk do të thotë se nuk e do më personin që ke në krah. As nuk do të thotë se do bëhesh më pak i/e bukur pas kësaj kohe. Thjesht truri nuk i lëshon më hormonet pa e kaluar masën./anabel
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...