Kjo është mënyra më e lehtë dhe më e thjeshtë për të gatuar një supë të shijshme dhe të shëndetshme.
Supa kremoze me perime dhe mish pule është një drekë ideale për të gjithë anëtarët e familjes, transmeton portali arbresh.info
Përbërësit:
300gr mish të bardhë pule
2 karrota
1 selino
2 patate
1 lulelakër
220ml salcë kosi
kripë
piper
erëza tjera sipas shijes
Përgatitja:
Vendosni perime të pastruara dhe të lara (gjithçka përveç lulelakrës) dhe mish pule të prerë në kubikë në një tenxhere me ujë të ftohtë.
Gatuaj gjithçka derisa mishi dhe perimet të zbuten, pastaj shtoni kripë dhe erëza dhe shtoni lulelakërën dhe gatuajeni për 10 minuta tjera.
Përzieni gjithçka mirë në një blender dhe kthejeni në zjarr.
Shtoni salcë kosi për gatim dhe zieni edhe një herë për një periudhë të shkurtër. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë