Sa i përket pabesisë, ata që janë përgjegjës duket se gjejnë justifikime më të ndryshme, por a ka edhe justifikime të përbashkëta për tradhëti?
Sipas një studimi të fundit është zbuluar se ekzistojnë dy gjëra që çojnë në tradhëti dhe janë të gjitha për kënaqësinë (ose mungesën e saj) të nevojave dhe pavarësisë, transmeton portali arbresh.info
Siç raporton Independent, një studim nga Universiteti Shtetëror i Tennessee ka zbuluar se arsyje kryesore që dërgon njerëzit drejt tradhëtisë është ndërvarësia.
Rreth 73 për qind e pjesëmarrësve në studim kanë deklaruar se kanë tradhëtuar partnerin për shkak të papërmbushjes së nevojave seksuale, gjë që shpesh rrjedh nga mungesa e komunikimit, mungesa e pasionit dhe ndjenja e dashurisë.
Studimi i cili u botua në Journal of Sex Research dhe kishte në anketim rreth 104 të rritur me një moshë mesatare prej 22 vjetësh, dhe shumica kanë pranuar se kishin tradhëtuar partnerët e tyre për shkak të mos kënaqësisë seksuale, ndërsa arsyeja e dytë më e theksual ishte nevoja për pavarësi./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...