Uebfaqja britanike One Poll publikoi një studim që tregoi rezultate tronditëse se sa të varur jemi nga celularët.
Konkretisht, 83 përqind e njerëzve duhet ta kenë pranë telefonin gjatë gjumit të natës.
Sipas studimit, më shumë se 54 përqind e njerëzve kanë një fobi të humbjes së valës, harxhimit të baterisë ose harrimit të një telefoni celular.
Kjo frikë madje mori emrin e saj zyrtar në psikologji – nomofobia.
Gjithashtu, rezultatet treguan se njerëzit mesatarisht kontrollojnë celularin e tyre deri 34 herë në ditë.
Telefoni celular është bërë një lloj objekt rehati dhe shpëtimi nga ankthi, kështu që njerëzit shpesh e marrin celularin në situata ku ndihen të keq, shkruan The Telegraph.
“Eshtë bërë e qartë se si shoqëri ne jemi bërë të varur nga celularët, jo vetëm për punë por edhe për arsye private. Ato tashmë luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve”, përfundoi Fred Touchette, një analist i sigurisë në AppRiver./kohajone/
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend