Sipas një studimi të World Anti-Doping Agency spinaqi përmban një substancë që përshpejton rritjen e forcës në trajnim. Bëhet fjalë për Ecdysteron i cili ka një efekt është aq të fuqishëm sa që drejtoresha e WADA-s rekomandon që të futet në listën e zezë.
Studimi është drejtuar nga Maria Parr e Institutit të Farmacisë në Universitetin e Lirë të Berlinit. Ajo konstatoi se substanca Ecdysteron sjell fuqi shumë të mëdha dhe një rritje të performancës.
Prof. Parr e përshkruan këtë si efekti Popey ose grushti i hekurt, duke bërë analogji me personazhin e famshëm të filmit vizatimor.
Studimi u krye në formë eksperimenti ku gjatë dhjetë javëve 46 atletëve ju dha ose një placebo ose substanca Ecdysteron. Rezultatet treguan se grupi që mori Ecdysteron shfaqi një rritje tre herë në fuqi krahasuar me grupin e atyre që morën placebo. Rezultate të ngjashme kishin dalë edhe në studimet e mëparshme në vende të tjera.
“Hipoteza jonë ishte se ne vërejmë një rritje të performancës, por nuk prisnim që ajo të ishte kaq e madhe”, tha Parr në një intervistë.
Studimi u mbështet nga Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA). Kështu që profesoresha Parr rekomandoi që WADA të vendoste Ecdysteronin në listën e dopingut. Nëse kjo do të ndodhë, kjo do të vendoset nga një organ kompetent i ekspertëve të WADA-s. Megjithatë priten studime të mëtejshme për të konstatuar se sa i përhapur është përdorimi i Ecdysterone në sportet elitare.
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj