Sot është Shën Valentini apo ndryshe quhet edhe Dita e të dashuruarve.
Shën Valentini festohet çdo vit më 14 shkurt.
Është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e kartolinave, luleve apo çokollatave.
Por, kush ka qenë Shën Valentini?
Kjo ditë ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori sa i përket asaj se kush ishte ai. Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma gjatë shekullit të tretë.
Perandori Klaudius II atëkohë e kishte ndaluar martesën sepse kishte menduar se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët.
Por Valentini kishte besuar se ai rregull është i padrejtë, dhe i kishte thyer rregullat duke i martuar çiftet fshehtazi. Kur Klaudiusi e kishte kuptuar, ai e kishte burgosur Valentinin dhe e kishte dënuar me burg të përjetshëm.
Në burg, Valentini kishte rënë në dashuri me vajzën e rojtarit të burgut dhe kur ishte dërguar për t’u pushkatuar më 14 shkurt, i kishte dërguar asaj një letër me nënshkrimin “nga Valentini yt”!
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...