Sjelljet që pëlqejnë femrat tek meshkujt?

13:22 | 30 Mars 2015
Arbresh.info

Nuk ka rëndësi nëse jeni tipi i turpshëm apo djali i shkathët që mbledh rreth vetes shumë femra, këshillat e mëposhtme do të bëjnë që gjinia tjetër t’ju shikojë ndryshe.
1. Silluni si të rritur. Merrni përsipër përgjegjësitë tuaja dhe filloni të mendoni seriozisht për një lidhje. Të sillesh si i rritur, praktikisht nënkupton të mos bëni gjërat që bëjnë 13-vjeçarët, që nga vonimi i përgjigjeve deri tek egoizmi i tepruar.
2. Merrni një vendim. Nëse jeni i pavendosur dhe ju pëlqen t’i doni të gjitha nga pak, kjo nuk është ajo që femrat duan. Vendosmëria është siguri dhe femrave u pëlqen siguria.
3. Mendojini gjërat mirë dhe kini një plan. Ta lësh veten ta marrë era dhe ta çojë në vende të pamenduara, duket si diçka aventuriere, por femrat nuk po kërkojnë këtë. Bëni plane të mirëndërtuara, nëse po kërkoni të lini përshtypje te një femër vërtet.
4. Jini transparent. Mënyra më e mirë për të bërë për vete një femër, duke e bindur që jeni një burrë dhe jo një djalosh, është të jeni të hapur në marrëdhënien me të dhe me të tjerët.
5. Mbështetni karrierën e saj sikur të jetë e juaja. Karriera është një pjesë e rëndësishme e jetës së kujtdo që po kërkon pavarësi. Jini krenar për karrierën e femrës suaj dhe kështu do të bashkoheni me gjërat e saj të rëndësishme.
6. Gjatë aktit seksual përqendrohuni më tepër te ndjenja sesa thjesht të rikrijoni videon e fundit porno që keni parë. Bëjini gjërat me ndjenjë dhe ngadalë.
7. Blijini lule. Nëse doni të tregoheni një zotëri i vërtetë në sytë e një femre që e pëlqeni shumë, atëherë blijini lule, por jo vetëm në ditët kur ka ditëlindjen, kur keni përvjetorin apo kur i keni prishur marrëdhëniet. Provoni t’i shkruani një letër.
8. Ruani kontaktin me sy. Kjo do ta bëjë të ndihet sikur të ketë pirë plot dy gota verë, pasi kontakti me sy ka shumë rëndësi në dhënien e vëmendjes.
9. Ftojeni për të dalë. Pyeteni nëse ka ndonjë vend ku do të donte të shkonte apo çfarë planesh ka bërë për atë natë. Nëse është e lirë, përfitoni nga ky rast për t’i dhuruar një mbrëmje fantastike.
10. Kur e pyesni si i shkoi dita, dëgjojini me vëmendje gjërat që do t’ju thotë, mos u bëni tipi që thjesht pyet dhe nuk i kushton rëndësi përgjigjes.
11. Përballojini problemet tuaja me kokën lart. Mos u dorëzoni ndaj problemeve të përditshme, duke përcjellë ndjesi negative te personat që ju rrethojnë, jini të guximshëm.
12. Ruani qetësinë edhe kur doni të bërtisni. Bëhuni një zotëri i vërtetë dhe përmbahuni përpara seksit tjetër, femrave u pëlqen kjo.
13. Mos e bëni xheloze kot. Ju pëlqen që dikush të shqetësohet për shoqet tuaja të ngushta, të merakoset nëse mbrëmja jashtë me shokët i ngjan një feste beqarie? Epo femrat nuk duan të jenë kujdestaret tuaja, ato kanë nevojë për siguri.
14. Besojini. Nëse doni të jeni një zotëri i vërtetë në sjelljet me femrat, atëherë jepuni atyre besimin tuaj. Mos jini dyshues për gjëra të pakuptimta dhe mos i nënvlerësoni.
15. Mbani fjalën që jepni. Nëse i keni thënë se do ta telefononi në një orë të caktuar, telefonojeni, nëse i keni thënë që do të takoheni në ndonjë vend, jini atje dhe nëse i keni premtuar diçka, bëjeni.
16. Zgjidhni kohën dhe mënyrën se si të kërkoni falje. Mos u ndieni keq për faktin se ajo po ndihet e prekur apo e lënduar, por ndihuni keq se ishit ju që e çuat në atë gjendje.
17. Nëse një vajzë emocionohet, mos u përpiqni t’ia largoni mendjen duke i thënë se e ka nga të përmuajshmet; t’i premtoni se do t’i rregulloni gjërat; t’i thoni se nuk duhet të ndihet në atë mënyrë apo t’i kundërviheni duke e bërë të ndihet më keq.
18. Jepini respekt. Edhe kur jeni të nevrikosur, edhe nëse po i jepni fund lidhjes, edhe nëse jeni ndarë dhe nëse shumë gjëra po ju ushtrojnë presion, mos e humbisni kurrë respektin për një femër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale