Vrapimi është mënyrë e përsosur për ta mbajtur trupin në formë, por shumica e njerëzve e kanë problem ta zhvillojnë shprehinë e vrapimit.
Sidoqoftë, a keni menduar ndonjëherë rreth mënyrës se si vraponi? A mendoni se e keni në rregull stilin e vrapimit? Epo, ekzistojnë tri lloje të vrapuesve dhe janë të ndarë në bazë të asaj se si shkelin në tokë: vrapuesit që shkelin në tokë me gishta, me shputë dhe me tërë këmbën, transmeton Telegrafi.
Rreth 80 për qind e njerëzve kur vrapojnë shkelin në tokë së pari me thembra, dhe 15 për qind e vrapuesve e shkelin tokën me tërë këmbën.
Sidoqoftë, në bazë të disa studimeve të fundit, thuhet se nuk ka ndonjë stil të veçantë të vrapimit dhe mund të vuani nga lëndimet e ndryshme pavarësisht mënyrës se si vraponi. Mund t’i merrni shembull edhe garuesit e garave Olimpike, ku secili vrapues ka stil të ndryshëm të vrapimit. Ata fitojnë, humbin dhe vuajnë nga lëndimet pavarësisht stilit.
Pra, nuk ka rëndësi mënyra se si vraponi, por fakti se a vraponi!
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë