Si të përgatitim një byrek me spinaq

13:28 | 2 Prill 2015
Arbresh.info

Byreku në spinaq është ushqim i mirë për tu konsumuar, për të përgaditur një recetë nevojiten; 2 peta sfoliatë, 500g spinaq i pastruar, 100g ricota, 1 vezë, dhe kripë e piper sipas dëshirës.
Në fillim marrim spinaqin e pastruar dhe e vëmë në ujë të vluar me kripë për 1 minutë, pastaj e kullojmë dhe e lëmë mënjanë të kullojë. Pasi ka kulluar, e vëmë në mikser, i hedhim ricotën, vezën, kripën e piperin dhe e përziejmë mirë.
Petat e sfoliatës i presim në formë katrore, sipër tyre vendosim mbushjet dhe i kapim të 4 cepat sipër. I lyejmë me të verdhë veze të rrahur me pak qumësht dhe i pjekim në furrë të nxehur më parë me 190 gradë për 15-20 minuta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale