Rrepa e kuqe është një ushqimet që sjell përfitime të mëdha shëndetësore.
Nëse e konsumi si pije, apo si sallatë, ky perim ju mbush me vitaminë dhe minerale që rrisin imunitetin tuaj, transmeton portali arbresh.info
Por përfitimet e saj janë të shumta kur përdoret edhe si maskë në fytyrë dhe në flokë.
Parandalon plakjen
Rrepa e kuqe parandalon plakjen sepse përmban veti të mëdha antioksiduese.
Për të parandaluar plakjen, bëni gjërat e mëposhtme:
Ndani një rrepë në pjesë të vogla.
Përzieni me një mikser.
Lëngun e fituar aplikoni në fytyrë.
Pas 10 minutash, pastroni fytyrën dhe vendosni krem të butë. Praktikoni këtë trajtim një herë në javë, veçanërisht para se të shkoni në shtrat.
Lëkurë e thatë
Rrepa e kuqe ndihmon shumë personat që vuajnë nga lëkura e thatë. Maska me rrepë ndihmon që të largoni poret e vdekura dhe rigjeneron lëkurën.
Parandalon rënien e flokëve
Rrepa e kuqe është e pasur me kalium, mineralin që luan një rëndësi të madhe në parandalimin e rënies së flokëve. Gjithashtu, kaliumi ndihmon në rritjen e flokëve, transmeton portali arbresh.info
Shkëlqen flokët
Nëse jeni tifozë e flokë të shkëlqyer, atëherë duhet ta përdorni këtë maskë nga rrepa e kuqe. Bëni gjërat e mëposhtme:
Kombinoni lëngun e rrepës së kuqe me këna.
Aplikoni në flokë dhe lërini të qëndrojnë për rreth dy orë.
Më pas lani flokët dhe shumë shpejt do të dalloni ndryshimin./arbresh.info/
Plagosja në Prizren, i dyshuari arrestohet, i plagosuri jash...
Rusia e shpall Deutsche Wellen “organizatë të padëshirueshme...
AAK nesër e hap fushatën zgjedhore në ora 18:00 në Prishtinë
Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e L...
Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milion...
Sllovaki, vullnetarët pastrojnë mbeturinat e grumbulluara në...