Vezët dhe djathi janë ushqimet e preferuara të shumë njerëzve në mëngjës dhe mënyra për t’i gatuar ato kërkon dashuri të madhe.
Për t’i gatuar ato si një shef kuzhine duhet të ndiqni disa rregulla, të cilat i sjell portal arbresh.info
Përzierja mes djathit dhe vezëve bëhet zakonisht pasi ato dyja janë rrahur mirë.
Megjithatë, në fillim duhet të fërgohet veza dhe pasi ajo të jetë fërguar nga poshtë, shtojmë edhe pak djath në brendësi të saj.

Për të gatuar një omletë të shijshme duhen:
2 vezë
Pak kripë
35 gram djath, preferohet djath dhie
30 gram djath cheddar i grirë, që edhe vendoset në mes të omletës
Vendosni vaj në një tigan dhe hidhni masat e përziera, derdhni ngadalë përzierjen tuaj të vezëve në tigan dhe derisa omëleta të duket e thatë në anët dhe disi e fortë në mes, pastaj shtoni në mes djathin.
Provoni skajet e omletës me një shpatull dhe shikoni nëse është fërguar mirë. Pasi të jetë vendosur plotësisht, butësisht paloseni në një formë gjysmë hëne. Lëreni të gatuaj edhe 30 sekonda të tjera, që djathi të shkrihet dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...