Fërkimi i pjesëve të brendshme të kofshëve është realitet jo komod për shumicën e vajzave, por kjo nuk nënkupton se kjo gjë nuk mund të ndalohet.
Kur jemi duke ecur, fërkimi i kofshëve dhe temperaturat e larta të ditës shpeshherë rezultojnë në të pashmangshmen: acarim dhe skuqje të lëkurës.
Por, çfarë mund të bëni për ta parandaluar këtë?
Sipas ekspertëve, zgjidhja është e thjeshtë dhe përfshin një produkt i cili veçse mund të jetë në shtëpinë tuaj: deodoranti “roll-on”.
Aplikimi i këtij deodoranti në pjesën e epërme të kofshëve funksionon si lubrifikues, që nënkupton se kofshët thjesht rrëshqasin te njëra-tjetra.
Ky truk është mirëpritur mjaft mirë në rrjete sociale, ku shumë persona që e kanë testuar kanë thënë se ka funksionuar dhe se ua ka ndryshuar jetën për mirë.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër