Lëkura duhet të ushqehet vazhdimisht, e posaçërisht nga femrat të cilat janë mbi 30 vjeçare.
Shenjat e plakjes shfaqen përmes rrudhave, linjave të ndryshme, pigmenteve, etj,
Por, fatmirësisht ekspertët kanë treguar se si mund ta ngadalësoni këtë proces dhe ta parandaloni shfaqjen e këtyre simptomave.
Fillimisht, siç thonë ekspertët, duhet të ekspozoheni më pak në diell për shkak se ekspozimi konstant ndaj rrezeve ultravjollcë e shkakton plakjen e parakohshme, hiperpigmentimin, etj transmeton telegrafi.
Tjetra është se duhet ta hidratoni tërë kohën lëkurës, pasi që ky proces e ngadalëson plakjen, e këtë mund ta bëni duke aplikuar hidratues menjëherë pasi të keni bërë dush.
Por, përveç hidratimit të lëkurës, rëndësi të veçantë ka edhe hidratimi i organizmit, pasi që organet e brendshme kur hidratohen mirë e shfaqin efektin pozitiv edhe në lëkurë.
Sigurohuni që çdo ditë të konsumoni tri deri në katër litra ujë.
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...