Ideja dhe mënyra e aplikimit të bronzerit ka ndryshuar shumë vitet e fundit, jo vetëm për shkak të përmirësimit të teknikave të grimit, por edhe për shkak të përmirësimit të formulave të bronzerave.
Nëse më para ishim të kufizuar me një ngjyrë bronzeri, tani ka pafundësi ngjyrash, përbërjesh dhe markash. Por pikërisht me gjithë këto produkte që ka në treg, të arrish të realizosh bronzerin perfekt është një sfidë më vete.
Make Up Artistja e VIP-ave, Hung Vanngo është zgjidhja në këtë rast, edhe për fillestarët.
“Do t’i shtoni pamjes suaj ngrohtësi me bronzerin, jo ngjyrë. Bronzeri e bën lëkurën të duket më e shëndetshme”, -thotë Vanngo.
Me këshillat e Vanngo në kanalin e saj në YouTube, do të mund të mësoni nga gabimet tuaja dhe do të arrini ta realizoni bronzerin si një profesoniste e vërtetë.
Si ta aplikoni bronzerin në fytyrë?
Hapi 1:
Merrni pak bronzer me një furçë dhe kalojeni në mollëzat dhe perimetrin e fytyrës suaj – në vendet ku ju kap dielli zakonisht. Nëse dëshironi mund ta kaloni furçën edhe në fundin e nofullave për të theksuar formën e fytyrës.
Hapi 2:
Çelësi për një pamje natyrale është përzierja. Përziejeni produktin me një furçë në rrathë të vegjël për të zhdukur vijat dhe pjesët e mbetura të bronzerit.
Hapi 3:
Pjesën e mbetur të produktit në furçë përdoreni për hundën, qafën dhe faqet.
Videoja e mëposhtme do t’ju ndihmojë shumë.
Kamberi: Vuçiq i di edhe çmimet e produkteve në treg, e s’po...
Rama publikon 100 projektet e realizuara gjatë muajit gusht ...
Lajçak takohet me eurodeputetin Bilcik, diskutojnë për situa...
Tre të vrarë nga të shtënat me armë në Roterdam
Tahiri: Secila parti politike duhet ta ndihmojë Kurtin ta do...
EBA bën thirrje për kthim në dialog mes Kosovës dhe Serbisë