Veproni në mënyrë të zgjuar…
Arsyetimi për flokët e palara zakonisht bëhet nën fjalinë “se kështu i kam rrënjët e dobëta dhe flokët e holla”! këto lloj arsyetime dhe këmbëngulje japin gjithnjë femrat që ndjejnë mëri për flokët e tyre jo edhe aq në formë të mirë. Por, si mund t’ia bëni që pas stërvitjeve në palestër të dilni me flokë të tilla?!
Por, kjo nuk duhet të ndodhë në këtë mënyrë. Ja më poshtë po ju paraqesim hap pas hapi mënyrën e duhur të mbajtjes së flokëve në gjendje të mirë.
Rregulloni flokët bishtalec
Më mirë akoma, zgjedhni një stil të ndryshëm, nëse aplikoni të njejtin model çdoherë. Provoni bishtalecin ta lidhni me një llastik elastik që do t’i mbajë shtrënguar flokët por edhe do të mënjanojë djersën, në mënyrë që most ë ju vërehen aq shumë flokët e palara. Ju mund të bëni edhe ndonjë punxh, gërshetë apo modele të ngjashme ku shumica e flokëve do të mblidhen. Mbani afër vetës një shirit që thith lagështinë si dhe një peshqir dore për të fshirë flokët pas palestrës.
Lexoni edhe këtë: Çka ndikon në ëndrrat e juaja?
Luani me flokët ashtu siç janë
Veproni ashtu siç keni bërë me flokët kur jeni nisur për në zyrë: absolutisht asgjë deri sa të thahen flokët. Sidoqoftë, ndani rrënjën e flokëve dhe me një tharrëse filloni të thani pjesën e lagur të flokëve duke i dhënë volum. Pasi t’i thani mirë, shkundni flokët lartë-poshtë, spërkatni me shampo të thatë ose pudër për vëllim dhe përdorni gishtat për të ngritur rrënjët. Do ta vëreni efektin e mirë mënjëherë./femra.net/
Shtyhet për disa minuta ndeshja mes Dortmundit dhe Atalantas
Mbreti i Holandës uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë
Milanoviç uron Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësi...
Kurti kërkon gjykatë ndërkombëtare për “turizmin e snajperëv...
Gjykata në Mynih e dënon me burg të përjetshëm kosovarin 34 ...
Galatasaray deklason Juventusin në ndeshjen e parë të play-o...