Ky burrë që shpëtoi dy fëmijë nga zjarri që kishte kapluar një shtëpi në Manchester, nuk i shpëton dot deportimit.
Robert Chilowa, kishte marrë lëvdata të mëdha pasi arriti të shpëtonte jetën e fëmijëve të fqinjëve të tij, duke u thënë atyre që të hidheshin nga dritarja dhe të kërcenin drejt në duart e tij, transmeton portali arbresh.info.
Ai jeton në Britani të Madhe që nga vitit 2001, por tani po përballet me një situatë aspak të këndshme. Ai pritet të deportohet në Zimbabve, Afrikë, ku ai ka frikë për sigurinë e tij.
“Pas asaj që kam bërë, kjo është një shuplakë në fytyrë”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se njerëzit e pyetnin se ‘kur do të takonte Mbretëreshën’ për punën e madhe që ka bërë.
“Unë bëra një punë të madhe, por e tërë që më thonë ata është që të largohem”, ka shtuar ai.
Robert është urdhëruar që të largohet nga vendi deri me 11 mars./Arbresh.info
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim