Bërja e rregullt e dashurisë zvogëlon stresin, përmirëson gjumin dhe mund të zgjas jetën, thonë studiuesit.
Shkenca pretendon se seksi nuk është vetëm argëtues, por ka edhe përfitime shëndetësore, transmeton portali arbresh.info
Mund të zvogëlojë stresin dhe presionin e gjakut, të përmirësojë gjumin dhe studimet e fundit zbulojnë se seksi një herë në javë zgjat jetën. Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisco, ndoqën jetën seksuale të mbi njëqind nënave që kishin partnerë dhe seks të rregullt.
Ata dhanë raporte për marrëdhëniet e tyre, partnerin, si dhe sa shpesh ishin intim me ta. Hulumtimi gjithashtu përfshiu analizat e gjakut dhe qelizave.
U konkludua se nënat që kishin marrëdhënie seksuale me partnerë të paktën një herë në javë gjithashtu kishin telomere dukshëm më të gjata – kapaku mbrojtës i ADN-së që përcakton jetën e qelizave – sesa ato që nuk kishin marrëdhënie seksuale.
Rezultatet tregojnë se dashuria e rregullt mund të zgjasë telomeret, që do të thotë se qelizat jetojnë më gjatë dhe i ndihmojnë njerëzit të ndihen më të rinj. Studiuesit kanë lidhur telomere më të shkurtër me probleme serioze shëndetësore si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabetin, shkruan Reader’s Digest./arbresh.info/
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...