Shfletimet e shpeshta në Facebook gjatë festave të fund vitit, ka gjasa të ju bëjnë të ndiheni mjerueshëm, thotë një studim i fundit.
Një studim i kryer nga Universiteti i Kopenhagës sugjeron se përdorimi i tepruar i mediave sociale mund të ngjallë ndjenjat e zilisë, transmeton arbresh.info.
Ky studim paralajmëron veçanërisht për ndikimin negativ që fshihet në rrjetet sociale, pa patur lidhje me dikë.
Studimi sugjeron se gjatë kohës së festave duhet të bëni pushim nga përdorimi i mediave sociale.
Studiuesit paralajmërojnë për smirë dhe përkeqësim të humorit nga përdorimi i shpeshtë i mediave sociale. Kjo nënkupton kalimin e orëve të gjata mbi ekran duke shfletuar fotografitë e të tjerëve.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se bisedat me njerëzit që përdorin mediat sociale kanë sjellë rezultate pozitive./Arbresh.info
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...