Shalqiun mund ta gjeni kudo në treg me çmim të ulët. Ky frut i pasur me vlera ushqyese, vetitë e tij i shtrin deri tek lëkura duke e bërë atë të rrëzëllejë. Sipas të dhënave, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit dhe lëkurës.
Shalqini përmban vitaminat A, B6 dhe C të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë e të lëmuar. Duke përfituar nga rasti që ndodhet në treg ju sugjerojmë ta zgjeroni përdorimin e tij edhe në pijet që konsumoni.
Sot ju këshillojmë që të provoni kombinimin e përkryer dhe antinflamator për lëkurëm atë me shalqi dhe kastravec. Një burim i mirë vitamine C shumë të nevojshme jo vetëm për lëkurë të mirë, por edhe për mbrojtjen e mirë të organizmit. Ndiqeni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së këtij lëngu që do t’ju ndryshojë lëkurën në shumë pak kohë.
Përbërësit:
-120 ml ujë i fteskët
Gjysmë kastraveci
-150 gr shalqi
-2 lugë gjelle fara chia
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e këtij lëngu këshillohet të zgjidhni përbërës sa më të freskët e t’i pastroni ata si zakonisht me ujë të bollshëm. Prijini në copa të vogla dhe hidhini në një mikser si fillim ujin, kastravecin dhe shalqiun. Përzieni mirë derisa e gjithë masa të jetë shkrirë e në fund shtoni farat chia dhe trazoni edhe një herë të fundit me shpejtësi minimale.
Duke i lënë ato të fryhen 5-10 minuta tek lëngu. Më pas hidheni lëngun në një gotë dhe konsumojeni të freskët. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe akull bë fund apo teksa e përgatisni tek mikseri. Mund ta konsumoni çdo mëngjes apo përgjatë ditës si një mënyrë për tu freskuar.
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre