Nisur nga kujdesi i lëkurës së grave të famshme, më poshtë do të zbuloni tre elementet kyçe të një fytyre më rinore:
~Masazhimi i fytyrës~
Ndonëse masazhimi i fytyrës nuk është diçka e re në botën e së bukurës, ky sezon i tapetit të kuq është karakterizuar nga një teknikë speciale e cila po ushtrohet mbi lëkurën e shumë të famshmeve. Bëhet fjalë për masazhin Gankin, “lançuar” nga marka “Suqqu”, një teknikë që është frymëzuar nga artistët japonezë të makeup –it në industrinë e filmit, të cilët ushtronin presion mbi fytyrën e aktoreve për të tonifikuar muskujt e fytyrës së tyre.
Grimieri Morag Ross, i cili është kujdesur për grimin e Cate Blanchett- it apo Scarlett Johansson- it shprehet se ky masazh është një lloj stërvitjeje për fytyrën, që siguron rezultat magjik. Masazhi u ushtrua mbi lëkurën e Jodie Comer- it në eventin e BAFTAs 2019 dhe sipas grimierit që u kujdes për të, Naoko Scintu, përfitimet prej Gankin-it qenë të shumta.
~Akulli~
Artistja e makeup –it, Lisa Eldridge, klientët e së cilës variojnë nga Keira Knightey te Kate Winslet deklaron se masazhimi i lëkurës me pak akull përpara vendosjes së produkteve kozmetike është sekreti numer një i një lëkure të freskët.
Gjithë çfarë ju duhet është akull dhe një pëlhurë delikate apo peshqir i hollë. Masazhojeni lëkurën në trajtën e rrathëve ciklikë. Përgjithësisht Eldridge nis nga nofulla drejt syve. Nëse dëshironi, kubet e akullit mund t’i shoqëroni me pak çaj jeshil ose kastravec për të mundësuar hidratim dhe luftim të inflamacionit.
~Ujë i ngrohtë~
Së fundmi, në një event të “La Prairie”, grimierja Georgina Graham zbuloi se i këshillon gjithmonë klientët të qëndrojnë në një vaskë me ujë të ngrohtë, pak para se të marrin pjesë në event. Ajo çfarë tingëllon çuditshëm është fakti që e gjitha kjo sugjerohet të bëhet fill pas aplikimit të makeup –it.
Ashtu siç janë, të lyer, të famshmet duhet të qëndrojnë në avull si një mënyrë për të patur një lëkurë sa më të butë, të gjallë dhe të freskët. Nëse i druheni faktit që mund të shkatërroni grimin, atëherë thjesht lëreni ujin e ngrohtë të rrjedhë pa ndalim dhe qëndroni për disa minuta brenda tualetit plot avull./revistaanabel
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...