Siç duket, shumica e njerëzve i pastrojnë flokët më shpesh sesa ç’duhet, e kjo padyshim se më shumë shkakton dëme sesa që sjell dobi.
Eksperti dhe stilisti i flokëve Barney Martin ka zbuluar se sa shpesh duhet t’i pastroni flokët varësisht nga lloji i flokëve lëkurës që keni – dhe arsyeja se përse askush nuk duhet t’i pastrojë flokët çdo ditë, transmeton Telegrafi.
Nëse keni lëkurë të vajosur
Nëse keni lëkurë më me vaj, atëherë edhe flokët janë të prirë të bëhen më të yndyrshme.
Barney rekomandon që ky lloj t’i pastroj flokët me shampon çdo dy ditë, ndërkaq mes dy ditëve t’i pastrojë me ujë dhe shampon të tharë.
Pastrimi i flokëve çdo ditë ua largon flokëve vajrat natyralë, andaj nuk është zgjidhje e mirë.
Nëse keni flokë kaçurrela apo të trashë
Nëse keni flokë të trasha apo kaçurrela, duhet t’i pastroni çdo 3 ditë.
Por, mes këtyre 3 ditëve mund t’i pastroni me ujë, pa shampon.
Flokët e mira
Flokët e mira mund të prishen nëse nuk i pastroni mjaftueshëm, andaj duhet t’i pastroni çdo dy ditë me shampon, ndërkaq mes dy ditëve duhet t’i pastroni vetëm me ujë.
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...
Qiproja nuk i lejoi të marrë pjesë me simbole shtetërore, ka...
Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin...
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA
Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondës...
Real Madridi fiton në “Mestalla“ ndaj Valencias dhe vazhdon ...