Kur filloni një marrëdhënie me një person të ri, atëherë dëshironi që tërë kohën tuaj të lirë ta kaloni me të.
Faza e parë e kësaj marrëdhënie quhet “marrëdhënie romantike”, transmeton portal arbresh.info
Psikologët thonë se është shumë e rëndësishme që të përmbaheni në orarin e takimeve dhe se në fillim të një marrëdhënie nuk duhet të takoheni më shumë se dy herë në javë.
Në këtë mënyrë, sipas tyre, pushimet e përkohshme ju japin mundësi që të shikoni më mirë emocionet tuaja.
Një analizë e thelluar e ndjenjave do të ndihmojë në identifikimin e problemeve të mundshme në marrëdhëniet me një person të veçantë.
Nëse takoheni shpesh me partnerin, atëherë padyshim që ndjenjat tuaja do të forcohen dhe në rast të ndarjes mund të përjetoni probleme serioze.
Problemi është se vizitat e shpeshta në fillim të një marrëdhënieje krijojnë iluzionin e intimitetit, edhe pse të gjithë e dinë që intimiteti dhe mirëkuptimi i vërtetë kërkon muaj apo edhe vite. Në të njëjtën kohë, ekspertët vërejnë se gjithçka është subjektive në lidhje me marrëdhëniet romantike. Gjëja kryesore është të ndjekësh zemrën tënde./arbresh.info/
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë