Rikthim nga bota e përtejme, një mësuese nga Britania ka shokuar mjekët e një spitali pasi zemra e saj filloi të rrihte sërish, 6 orë pasi ajo ishte shpallur e vdekur.
Në datë 3 nëntor, Audrey Schoeman sëbashku me bashkëshortin e saj kishin shkuar për alpinizëm në vargmalet e Spanjës.

Asaj i ra të fikët në mes të dëborës dhe të ftohtit, ndërkohë bashkëshorti lajmëroi një ekip shpëtimi. Schoeman u dërgua në spital me helikopter ku mjekët thanë se e kishte zënë hipotermia dhe temperatura e trupit të saj ishte ulur në 18 gradë Celsius.
Pas disa momentesh zemra e saj pushoi. Mjekët bën gjithçka të mundur duke i vendosur pajisje dhe elektroshok. Pas 6 orësh zemra e saj filloi të rrihte sërish duke i shokuar dhe në të njëjtën kohë lumturuar të gjithë. Këtë histori e publikoi zyrtarisht spitali Vall d’Hebron në Barcelonë gjatë një conference për shtyp.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend