Receta e ditës: Sallata Tahini, freskia që vjen nga Lindja e Mesme

11:51 | 29 Prill 2020

Sallata Tahini është një nga parimet kryesore të kuzhinës palestineze.

Thjeshtësia që ka kjo sallatë dhe vlerat e saj, gjithmojnë fitojnë karshi pjatave tjera, shkruan portal arbresh.info

Kjo sallatë mund të konsumohet vetëm me bukë, në vend të një vakti.

Përbërësit:

Për sallatën ju duhen:
3 domate
1 kastravec

Për salcës tahini ju duhen:
2 lugë pasta tahini ( e cila është e bërë nga farat e susamit)
½ lëng limoni
1 lugë e vogëj ujë e ftohtë
½ lugë e vogël kripë
½ lugë e vogël kripë
¼ lugë e vogël piper i zi
½ lugë e madhe majdanoz i coptuar

Përgatitja e salcës tahini

Salca Tahini bëhet nga farat e susamit dhe është shumë e lehtë për t’u përgatitur. Fillmisht fërgohen farat e susamit me pak vaj ulliri dhe më pas bluhen në blender. Shtoni edhe pak ujë kur e përzieni dhe ruani në frigorifer për sa kohë që dëshironi. Mund t’i shtoni edhe ndonjë erëz tjetër, porn ë kuzhinë palestineze përdoret vetëm me fara susami, vaj ulliri dhe ujë.

Domatet dhe trangujt i preni në copa të vogla, shtoni kripë dhe piper, lengun e limnot, dhe më pas shtoni salcën Tahini, së bashku me majdanoz.

Sigurohuni që salcën Tahini të mos e holloni shumë me ujë, por të jetë në formë kremoze. Nëse këtë sallatë do ta shërbeni vetëm me bukë, shtoni Tahini më shumë sepse e bën të përsosur për një vakt. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/

Lajmet më të lexuara