Si të gatuajmë speca të mbushur në furrë me oriz, domate dhe me mish të grirë.
Për të përgatitur speca të mbushur duhen:
1 kg speca, për të mbushur
1 kg qepë
0.5 kg domate
0.5 kg mish të grirë
2 filxhanë kafeje turke me oriz
1 lugë gjelle kripë
piper të zi sipas dëshirës
një dore nenexhik (jozme)
një tufe majdanoz
pak farë rigon
1.5 filxhanë kafeje me vaj ulliri
Përgatitja
Në fillim marrim një tenxhere hedhim vajin dhe skuqim qepet e grira bashke me mishin e grire në të njëjtën kohë hedhim kripën dhe piperin e zi. Pastaj çdo 2-3 min e përziejmë masën derisa të shkrihen mirë qepët, pastaj i hedhim domatet që i kemi grirë në rende mesatare, e lëmë të ziejë derisa masa të shterohet, dhe në fund fare i hedhim orizin dhe erëzat, në të njëjtën kohë kemi fikur edhe zjarrin, d.m.th që orizi nuk kthen vale . Pastaj marrim një tepsi mesatare (mundësisht të jete alumini) dhe vendosim specat me radhë që i kemi pastruar nga farat, dhe fillojmë ti mbushim 1 nga 1 me masën e përgatitur më parë. Pasi ky proces mbaron sipër specave hedhim pak vaj ulliri dhe pak kripe me qellim qe dhe specat të marrin shijen e duhur gjate pjekjes, tavën e përgatitur e fusim ne furre te piqet me temperaturën 250 grade për rreth 50 min, e nxjerrim tavën dhe specat i kthejmë me luge te madhe nga ana tjetër (pak me kujdes), dhe i vendosim përsëri ne furre për 30 min të tjera.
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...
Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerë...
Të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, arrestohen gjashtë p...
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve