Qyteti më i shtrenjtë në botë është aty ku jetojnë edhe plot shqiptarë

21:24 | 29 Maj 2018

Zurich është shpallur qyteti më i shtrenjtë në botë, në të cilin duhet të shpenzosh rreth 4,260 dollarë në muaj, pa përfshirë edhe qiranë.

Qendra financiare zvicerane përsëri e kryesoi një studim të UBS për koston e jetesës në 77 qytete të mëdha, pikërisht përpara Gjenevës, Nju Jorkut dhe Oslos, transmeton portali arbresh.info

Zurich konsiderohet vend shumë i shtrenjtë për të blerë, për të kryer shërbime dhe rradhitet në vendin e dytë më të lartë për nga sëndet ushqimore.

Megjithatë, edhe pse qyteti më i shtrenjtë në botë, Zurichu është renditur si vendi i dytë për nga pagat e larta dhe taksat e ulëta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara