
Studio Shot of female's hands holding broken heart
Kur i shikoni shkaktarët e divorcit, do të shihni se janë shumë, por, sipas një hulumtimi të ri nga Harvardi, thuhet se divorci varet edhe nga ajo se a ka partneri punë me orar të plotë apo jo.
Sipas një studimi të publikuar në American Sociological Review, me të dhënat e mbledhura nga 6,300 çifte të martuara e të intervistuara mes viteve 1968 dhe 2013, çiftet ishin ballafaquar me një rrezik prej 32 për qind më të lartë të divorcit nëse burri kishte qenë i papunësuar krahas martesave ku burri kishte pasur punë me orar të plotë dhe kishte kontribuar në financat e familjes.
Sa i përket asaj se çka ndikon më shumë në mundësitë e divorcit – kontributet brenda apo jashtë shtëpisë – divorci gjithashtu varet edhe nga përvjetori. Çiftet e martuara para vitit 1975 kanë përjetuar më shumë probleme kur gratë kishin bërë më pak punë të shtëpisë, përderisa çiftet e martuara pas vitit 1975 kishin ndjerë më shumë tension kur burrat kishin qenë të papunësuar.
“Mund të spekuloj se humbja e punës mund të sjell një fazë të depresionit apo probleme tjera të shëndetit mendor”, tregon Alexandra Killewald, autorja e këtij studimi dhe profesoreshë e sociologjisë në Harvard. Me fjalë të tjera, ndjenja e identitetit të një mashkulli dhe vlera mund të jenë të lidhura për punën, gjë që mund të ketë ndikim afatgjatë në shëndetin e martesës.
Çfarë do të thotë kjo për baballarët që rrinë në shtëpi? Nuk ka pasur të dhëna të mjaftueshme për të thënë diçka saktësisht, por Killewald sugjeron që ky lloj i rrethanave është zakonisht i para-planifikuar, prandaj përjashtohet nga pasojat e njëjta./eo/
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja