Kompania Johnson & Johnson është urdhëruar të paguajë 417 millionë dollarë dëmshpërblim, pasi u akuzua se pudra e saj shkakton kancer ovarian kur përdoret për higjenën femërore.
Eva Echeverria nga Los Angeles pretendon se Johnson & Johnson nuk ka paralajmëruar konsumatorët për rreziqet potenciale që mund të sjellë pudra. Ajo e ka përdorur pudrën e foshnjes përditë, që prej vitit 1950 e deri në vitin 2016 dhe u diagnostikua me kancer në vezore në vitin 2007.
Johnson & Johnson u gjobit me vlerën prej 417 millionë dollarësh, pasi në gjykatë u paraqitën prova që kompania ishte në dijeni të rreziqeve që shkaktonte ky produkt, duke përfshirë edhe kancerin në vezore.
Zëdhënësja e Johnson & Johnson, Carol Goodrich në një deklaratë tha se kompania do të apelojë vendimin e jurisë sepse provat shkencore kanë mbështetur sigurinë e pudrës së foshnjes.
Më shumë se 1,000 persona kanë ngritur padi të ngjashme, por vetëm disa prej tyre kanë fituar gjyqin dhe janë dëmshpërblyer me shuma të ulëta.
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...