Vjeshta duhet të jetë stina më e mirë e vitit. Kush nuk i shijon vëzhgimin e gjetheve duke rënë nga pemët dhe pemët duke ndryshuar ngjyrat që duken sikur t’i ketë ngjyrosur dora e një artisti.
Ne besojmë se ka shumë arsye se pse kjo stinë është më e mira nga të gjitha, por këtu do i gjeni vetëm disa prej tyre.
Pemët ndryshojnë ngjyrën
Pranvera është shumë jeshile, vera është shumë e nxehtë, ndërsa dimri shumë i ftohtë, e vjeshta është me shumë ngjyra të mahnitshme. Kjo stinë, është perfekte për të bërë foto të natyrës, por edhe të personave, raporton “Holidappy”.
Koha është perfekte
Vjeshta është koha perfekte, pas stinës së nxehtë të verës. Kur temperaturat fillojnë të ulen, ne nuk e kemi problem të i themi verës lamtumirë, pasi që i kemi kërkuar ditët më të ftohta.
Po ashtu, vjeshta është koha më e mirë ku mund edhe të tregoni kreativitetin tuaj dhe stilin tuaj. Është koha e xhaketave, çizmeve, çantave dhe aksesorëve të tjerë.
Dielli lind më herët në mëngjes
Për të gjithë ata që kanë dëshirë mëngjes e hershme, drita e mëngjesit në vjeshtë është perfekte për të dal për një vrapim apo edhe vetëm për të shijuar fillimin e ditës.
Dogana njofton për nisjen e përdorimit të platformës DAT për...
Barcelona ka në “radar” pesë yje të Spurs, në ra...
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...