Martesa në moshë të re shpesh është dhe një ndër shkaqet që shumë çifte përfundojnë duke u ndarë nga njëri-tjetri.
Ndërkohë për të gjithë femrat të cilat vendosin që në moshën 26-vjeçare për t’u martuar kanë mundësi më të madhe për një martesë jetëgjatë.
Studime të ndryshme kanë treguar se ato të cilat për herë të parë janë martuar shumë më të reja, rreth moshës 45 vjeç kanë gjasa të divorcohen.
Sipas të dhënave të Regjistrit të Punës, numri më i madh i divorceve është mes femrave që janë martuar rreth moshës 15-20 vjeç. Të dhënat janë analizuar nga sociologu i Universitetit të Maryland, Philip Cohen. Mesatarisht këto martesa që quhen edhe si “martesat e fillimit” zgjasin nga një deri në 10 vjet.
Një tjetër studim i 2015 thoshte se mosha ideale për njerëzit që të kenë një martesë të gjatë dhe të suksesshme është mes 28-32 vjeç.
Revista “Time” ka hulumtuar për martesat në një histori të botuar se si ka ndryshuar martesa si institucion, përfshi edhe studimet e fundit se si të rrisësh shanset për një martesë të qëndrueshme dhe pse.
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Hajvalia pa rrymë, KEDS: Defekt në fazë si pasojë e mbingark...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...