Shkencëtarët kanë bërë një studim për kërpudhat dhe rezulton se konsumimi i tyre është një burim shumë i mirë i vitaminës D.
Shkencëtarët kanë deklaruar se studimi është bërë tek një numër i lartë pjesëmarrësish. Tek këta të fundit është matur niveli i vitaminës D në gjak para se të konsumojnë kërpudha dhe pas 12 javëve me një konsumim të përditshëm të tyre, niveli i vitaminës D është rritur dukshëm.
Gjatë ekspozimit në diell kërpudhat fillojnë prodhimin e vitaminës D, ndërsa studimet e deritanishme kanë zbuluar që ekzistojnë shumë pak bimë me këtë karakteristikë.
Njeriu, në anën tjetër, gjatë ekspozimit në diell, prodhon vitaminën D3, e cila u rekomandohet të gjithë personave me mungesë të vitaminës D në organizëm.
Megjithatë, studimet më të reja kanë dëshmuar se vitamina D2 ka të njëjtin efikasitet, në krahasim me vitaminën D3. Për të pasur një shëndet të mirë duhet patjetër të konsumoni kërpudha.
Vrstappen mposht Fernando Alonso për të marr fitoren në Mona...
“Pushtohet” Thethi! Turistët dynden pa ardhur vera
“Çka dreqin ju solli këtu”, Kërçeli reagon ndaj von Cr...
Një i vdekur, pas përmbytjes së anijes turistike në Itali
Drita blindon Ron Brojan
Haziri kërkon që kryetarët e komunave në veri të shkojnë në ...