Sipas një studimi nga Journal of America Association, femrat janë të interesuara për aktivitet seksual kryesisht në mbrëmje në orët 11:00 deri në 2:00 të mëngjesit, kurse meshkujt preferojnë agimin, midis orëve 06:00 deri në orën 09:00 në mëngjes.
Por pse femrat parapëlqejnë të kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë natës, kurse meshkujt në orët e para të mëngjesit?
Kjo ndodh sepse meshkujt prodhojnë një sasi të mirë testosteroni para zgjimit, rreth 25-50% të totalit që prodhojnë gjatë ditës. Kurse femrat në mëngjes kanë nivele shumë të ulëta të testosteronit, ato rriten me kalimin e orëve dhe më shumë prodhohet gjatë ovulacionit.
Studimi ngre dhe një pyetje tjetër, në këto mospërputhje oraresh cila është rruga e mesme? Nga anketimi rezultoi se janë meshkujt ata që kryesisht “dorëzohen” para dëshirave të femrave, pasi këto të fundit nuk heqin dorë nga gjumi i mëngjesit.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë