Martesa 74-vjeçare e Elizabeth dhe Princit Philip ishte modeli i një marrëdhënieje të lumtur dhe të shëndetshme, sipas nipit të tyre Princ Harry.
Në një dokumentar të ri për Duken e ndjerë të Edingurgut, Prince Philip, familja mbretërore kujton momentet më të mira të tij.

Edhe Prince Harry ka ndarë kujtimet më të ëmbla dhe momentet më të veçanta me gjyshen e tij, Mbretreshën Elizabeth dhe Prince Philipin, shkruan Vanity Fair, transmeton portal arbresh.info
“Ata të dy bashkë ishin çifti më i adhurueshëm,” tha Duka i Sussex.
“Për mua, duke e njohur kokëfortësinë e tij, dua të dini që prapa asaj që ka parë bota, ata kanë qenë shumë të dashuruar dhe që të dy, në moshë të re i kanë kushtuar jetën e tyre shërbimit, prandaj unë e konsideroj marrëdhënien e tyre të jashtëzakonshme”, tha Prince Harry.

Harry pranoi se e ndjen shumë mungesen e tij, sidomos i mungon sensi i tij i humorit.
Ndër të tjera Prince Harry edhe ka shprehur shqetësim për gjyshen e tij se si po e përballon ajo humbjen e burrit, pasi ata ishin të pandarë që nga martesa e tyre në vitin 1974.
Harry është vetëm një nga shumë anëtarë të familjes mbretërore që morën pjesë në dokumentarin e BBC -së./arbresh.info/
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...