Policët në qytetin Cine të Turqisë për ditën e Kurban Bajramit, në vend të gjobave për vozitësit kanë shpërndarë çokollata dhe ëmbëlsira, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia vozitësve që kanë udhëtuar në qytetet tjera, me rastin e festës fetare muslimane, u ka shpërndarë ëmbëlsira me qëllim që pak të pushojnë dhe më pas të vazhdojnë rrugën.
Me këtë rast vozitësve u kanë shpërndarë broshura për të tërhequr vëmendjen në disa rregulla të trafikut.
Nga policia theksuan se vendosën që vozitësit t’i ndalin dhe t’i qerasin me nga një ëmbëlsirë që në këtë mënyrë të ulin turmën dhe mundëisnë për aksidente nëpër rrugë.
Ata theksuan se pagjumësia dhe shpejtësia e tepërt janë shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve rrugore në festën fetare.
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën