Ditët e përvjetorëve, vit pas viti, festohen nga çiftet si një kujtesë për ditën e martesës. Çdo vit ka një simbol që shoqërohet edhe me një festë sipas rastit.
Dhuratat dhe simbolet e viteve të martesës
* Në vitin e parë të martesës festohet përvjetori i pambuktë. Në këtë ditë dhurohen çokollata të mbyllura me një letër rozë.
* Në vitin e pestë të martesës festohet përvjetori i mëndafshtë dhe ëmbëlsirat mbështillen me një letër në nuancë të kaltër.
* Në vitin e 10-të të martesës festohet përvjetori i kutive, të cilat mbështillen me ngjyrë të verdhë.
* Në vitin e 15-të të martesës festohet përvjetori i porcelantë, dhuratat mbështillen me letër me nuancë bezhë.
* Në vitin e 20-të të martesës festohet përvjetori i kristaltë, dhuratat mbështillen me letër të verdhë.
* Në vitin e 25-të të martesës festohet përvjetori i argjendtë dhe ngjyra është e njëjtë me përvjetorin.
* Në vitin e 30-të të martesës festohet përvjetori i perlave. Dhuratat duhet të mbështillen me ngjyra të kaltër deti.
* Në vitin e 35-të të martesës festohet përvjetori i safirit. Gjatë kësaj dite sundon nuanca e kaltër.
* Në vitin e 40-të të martesës festohet përvjetori i smerald. Gjatë kësaj dite sundon nuanca e gjelbër.
* Në vitin e 45-të të martesës festohet përvjetori i rubinit, dhuratat duhet të mbështillen me ngjyrë të kuqe.
* Në vitin e 50-të të martesës festohet përvjetori i artë dhe, sigurisht, është ngjyra e artë që sundon këtë festë.
* Në vitin e 55-të të martesës festohet përvjetori i fildishtë dhe nuanca e bardhë e fildishtë duhet t’i mbulojë dhuratat e bashkëshortëve.
* Në vitin e 60-të të martesës festohet përvjetori i diamant dhe dhuratat mbështillen me letër të bardhë.
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...