Ka studime që flasin për disa lloj “ndihmash” për të pasur një bebe të gjinisë së dëshiruar, si ushqimi, data e konceptimit, mosha e nënës kur konceptohet fëmija etj.
Familja Underdahl sa i ka dhënë mirëseardhjen bebes së tyre, Aurealia Marie Ann. Lajmi nuk duket i befasishëm, një lindje më shumë. Por, në fakt, ky është një rast shumë i veçantë, Marie Ann është vajza e parë që vjen në familje, pasi për 100 vite ka pasur vetëm lindje djemsh.
Nuk është rast i rrallë, ka familje që nuk vjen asesi një bebe e gjinisë së dëshiruar pasi që shtatëzani pas shtatëzanie, gjinia e bebes është gjithmonë e njëjte.
Pse ndodhë kjo?
A ekziston një predispozitë gjenetike që te lindin vetëm vajza apo vetëm djem në një familje ?
Ashton Underdahl, një nënë e lumtur, ka shpjeguar se gjithmonë e ka ditur se historia familjare e burrit të tij ka pasur gjithmonë vetëm djem në familje. Aq kurioze u dukej kjo histori sa kishin filluar të krijojnë një pemë gjenealogjike duke kërkuar lindjen e një vajze dhe nuk e kanë gjetur deri tek në vitin e largët 1914.
Ky rast nuk është rast i izoluar sepse ka me mijëra familje që në një familje të caktuar lindin ose vetëm djem ose vetëm vajza.
A është kjo vetëm rastësi apo ka tendencë gjenetike?
Në fakt, për ekspertët gjenetika nuk influencon aspak në gjininë e fëmijës, pra mund të thuhet se kjo është e determinuar nga fati.
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...