Google ADS

Përdorimi i telefonit përshpejton plakjen, thonë shkencëtarët

19:16 | 1 Shtator 2022
Trina Galanxhi

Kjo nuk i pëlqen askujt, por shkencëtarët thonë se përdorimi i telefonit mund t’ju plak më shpejt.

Ky është rezultati më i fundit nga studiuesit në Universitetin Shtetëror të Oregonit, të cilët zbuluan se drita blu nga ekranet dixhitale LED përshpejtoi procesin e plakjes te mizat e frutave, transmeton portal arbresh.info

Studimi i botuar në Frontiers in Aging, studimi gjeti se drita blu ndryshon nivelet e metabolitëve- një kimikat që përdoret për të mbajtur qelizat të funksionojnë siç duhet – te insektet.

Sipas shkencëtarëve, kjo do të thotë se drita blu mund të përshpejtojë plakjen edhe te njerëzit.

“LED-të janë bërë ndriçimi kryesor në ekranet e telefonave, desktopëve dhe televizorëve, si dhe ndriçimi i ambientit, kështu që njerëzit në shoqëritë e avancuara ekspozohen ndaj dritës blu përmes ndriçimit LED gjatë pjesës më të madhe të orëve të zgjimit,” Jadwiga Giebultowicz, bashkëautore e studimit.

Sidoqoftë, gjetjet nuk janë përfundimtare dhe “kërkimet e ardhshme duhet të adresojnë” nëse dhe si drita blu po ndikon në qeliza.

“Njerëzit janë të ekspozuar ndaj dritës më pak intensive, kështu që dëmtimi qelizor mund të jetë më pak dramatic”, thonë shkencëtarët.

Për momentin, ekipi rekomandon që njerëzit të zvogëlojnë ekspozimin e tyre ndaj dritës blu sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të qëndrojnë të shëndetshëm dhe të duken më të rinjë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale