Rachel Sussman, terapiste e martesave në Nju Jork, ka përshkruar problemet më të zakonshme në lidhje, duke filluar nga menaxhimi i parave e deri te punët e shtëpisë.
Sipas saj, ka shumë burime të konfliktit mes çifteve, por çelësi i zgjidhjes, sipas saj, është të filloni duke i përmirësuar aftësitë e komunikimit, transmeton telegrafi. Pra, nëse komunikoni mirë, ju mund ta tejkaloni secilin problem.
Sidoqoftë, këto janë arsyet se përse çiftet fjalosen më së shpeshti:
Punët e shtëpisë
Nëse çiftet fjalosen për punët e shtëpisë, Sussman thotë se kjo ndodh pasi që njëri person ndihet sikurse është duke i bërë shumicën e punëve, përderisa tjetri person vetëm rri e pushon.
Në bazë të përvojës së saj, zakonisht personi që punon është gruaja. Prandaj, ajo ka treguar se ndarja e punëve të shtëpisë është faktori i tretë më i rëndësishmi në një martesë të suksesshme.
Rrjetet sociale
Sussman thotë se është rritur numri i ankesave sa i përket shprehive të përdorimit të rrjeteve sociale. Zakonisht çiftet që kanë probleme si pasojë e rrjeteve sociale janë në vitet e tyre të 20’ta apo të 30’ta.
Fjalosjet për rrjetet sociale përfshijnë rastet kur njëri partner rri tërë kohën në ndonjë rrjet social, ose kur partneri mendon se tjetri është i pavarur në telefon.
Financat
Është shumë normale që njëri person të shpenzojë më shumë, e tjetri të kursejë. Por, zakonisht keqmenaxhimi i financave shërben si burim i fjalosjeve mes çifteve dhe mund të shkaktojë probleme më të tilla.
Kështu është e rëndësishme që të konsultoheni me njëri-tjetrin rreth menaxhimit të financave dhe t’i përmbaheni rregullave që ia caktoni njëri-tjetrit. /telegrafi
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...