Pecetat e para të kuzhinës prej cope i kam marrë dhuratë. Ato ishin të bukura, ashtu të sapodala nga kutia, por nuk qëndrojnë të bukura shumë gjatë”.
Kështu shkruan Cambria Bold, blogere e “TheKitchn”. Ajo thekson se pas disa larjesh ato përfunduan në cep të sirtarëve, sepse njollat te pecetat e bardha, ishin vetëm një pamje e trishtë.
Pas kësaj, blogerja i hoqi nga përdorimi për disa vite me radhë pecetat prej cope, e bindur se ato ishin një ngarkesë më shumë, nëse përdoreshin rregullisht. Por një ditë prej ditësh, rreth gjashtë vjet më parë, ndërsa shfletonte “Sur La Table”, bleu një palë peceta cope me ngjyra.
“Çfarë kisha bërë? Më rezultoi se kisha zbuluar sekretin për të përdorur pecetat prej cope në kuzhinë”, – thotë ajo. Me ngjyra të errëta, ose thjesht me shumë ngjyra. Këto peceta kërkojnë shumë pak mirëmbajtje dhe janë një shpëtim.
Pecetat me shumë lule, janë shumë më shumë të arsyeshme, kur i krahason edhe me shpenzimet që ju duhen për letër kuzhine. Madje, për t’i dalluar nga njëra- tjetra, ju mund t’u qëndisni atyre ose ditët e javës, ose emrat tuaj. Kështu mund ta dini me siguri se cilën jeni duke përdorur.
Shkon në tre numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Vl...
Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tan...
Rutte: NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet izraelite se ...
Shtrenjtohen biletat e autobusit, nga sot 2 euro për linjën ...
Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`