Produktet e njohura për heqjen e manikyrit, zakonisht me bazë acetoni, heqin manikyrin e thonjve shpejt dhe në mënyrë efektive. Por estetistët thonë se dëmtojnë thonjtë. Ata sugjerojnë disa metoda alternative që janë efektive por do t’ju duhet pak më shumë kohë dhe durim.
Uthull dhe lëng portokalli
Përzieni lëngun e portokallit me uthull të bardhë për të fshirë manikyrin. Hidheni përbërjen në një copë pambuku dhe fërkoni thonjtë për disa sekonda.
Limon
Disa estetistë pohojnë se limoni mund të heqë manikyrin e thonjve. Vendosni një fetë të prerë ose lëng limoni mbi thonjtë dhe lëreni të qëndrojë derisa manikyri të zbutet, më pas hiqeni.
Llak për flokët
Ekspertët thonë se llaku mund të largojë manikyrin e thonjve. Thjesht spërkateni atë në një copë pambuku dhe më pas manikyrin. /abcnews.al/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...