A mund të zgjidhet vetëm një ngjyrë nga gjithë shumllojshmëria që kemi?! Sipas ekspertëve të Pantone Color Institute, përgjigja është po.
Për vitin 2019, organizata e ka quajtur Living Coral ngjyrën e vitit, duke shkruar në një njoftim për shtyp se ngjyra e cila është si shkëmbinjtë e koraleve siguron një “strehë” për të gjithë ngjyrat e tjera. Përveç paraqitjes së njërit prej ekosistemeve më thelbësore dhe madhështore të tokës,kjo ngjyrë e përzgjedhur për 2019 “është një ngjyrë ushqyese që shfaqet në mjedisin tonë natyror dhe njëkohësisht tani është në mediat sociale, në sfilatat e fundit.
Pra, ajo duket po aq e bukur për tu parë në jetën reale sa dhe në det. Koral është shfaqur si një ngjyrë shumë e dëshiruar në në fund të viteve ’40 dhe në fillim të viteve ’50. Në vitin 1950 Vogue përfshiu një pjesë të koleksionit nga Elsa Schiaparelli, me tonet e kuqe dhe portokalli. Pas kësaj, u bë një ringjallje e shkurtër e ngjyrës së koralit. Deri diku, stilistët u kthyen në këtë ngjyrë koral për Pranverën e 2019. Marc Jacobs e nisi koleksionin e 2019 me ngjyrat pastel por gjithashtu përfshiu, disa ngjyra koralesh për veshje gjatë ditës.

Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja