Sa shpesh i lani xhinset tuaja? Gjithmonë ka qenë një debat se sa shpesh duhet t’i vendosni në lavatriçe.
Por, a e dini se nuk duhet t’i lani ato me makinë larëse? Sipas një eksperti, nëse doni të kujdeseni për xhinset e shtrenjta, nuk duhet t’i vendosni në lavatriçe.
David Zakwan ndau një video në TikTok duke thënë se duhet të lani xhinset tuaja me dorë.
“Shumë njerëz nuk e dinë që xhinset tuaja nuk duhet të futen në lavatriçe”, thotë ai.
@davidzakwan Don’t ruin your favourite pair of jeans #fyp #jeans #cleaning ♬ original sound – David Zakwan ✖️
“Sidomos nëse i keni të shtrenjta. Kështu që, unë do t’ju tregoj se si t’i lani ato me dorë”.
Mbushni një vaskë me ujë dhe vendosni detergjentin tuaj, që mund të jetë një kapsulë. Përpara se t’i hidhni xhinset siguroni t’i keni zbrazur xhepat dhe ktheni pantallonat mbrapsht.
Zakwan shton se nuk keni nevojë t’i fërkoni xhinset, thjesht mund t’i tundni ato, pasi fërkimi mund të dëmtojë materialin.
Mbani xhinset për 15 minuta nën ujë, dhe në fund shpëlajini ato me ujë. /Telegrafi/
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike
Hajni thyen kasafortën e xhamisë dhe merr 300 euro në Kameni...
Zhduket një grua në Prizren
U përleshën mes vete, arrestohen pesë persona në Obiliq
Një viktimë dhe 57 aksidente në 24 orët e fundit