Për ata që shajnë, vjen një lajm i mirë.
Sipas një studimi të botuar në revistën “Social Science and Personality Science”, një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga Gilad Feldman i Universitetit të Mastrihtit në Holandë, është studiuar personaliteti i njerëzve që shajnë, transmeton portali arbresh.info
Ekipi i studiuesve ka studiuar 276 njerëz të cilët në shumicën e rasteve shajnë.
Ata kanë kërkuar nga pjesëmarrësit që të listojnë fjalët e tyre të preferuara kur shajnë dhe të tregonin se cila nga ato shoqëron zemrëimin, egërsimin ose frikën.
Pjesëmarrësve u është bërë edhe një sondazh mbi ndershmërinë e tyre, gjë që ndihmoi në renditjen e gjasave kur ata gënjejnë.
Studiuesit gjetën se ata që kanë gënjyer kanë përdorur më pak fjalë fyese.
Megjithatë, studiuesit kanë theksuar se studimi është shumë kompleks, pasi njerëzit që shajnë “ndalojnë” kur e dinë që janë nën vëzhgim./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës